Eleminimi turpërues nga Europiani pritet të sjellë jo pak pasoja te Italia e së ardhmes. Kampionët e shkurorëzuar të Europës janë ende në 10 pozicionet e para në Botë, por në rrezik të madh për të zbritur poshtë.

Ndjekësit e tyre më të afërt, Kolumbia e Uruguai janë gati për të përfituar teksa luajnë në Kupën e Amerikës, ndërsa aty gjendet edhe Gjermania, e cila mund të parakalojë Italinë në rast suksesi në Euro2024. Pozicionimi në renditjen Botërore ndikon në shortin e Kupës së Botës 2026. 

Qëndrimi në vendet e para do të ishin thelbësor për fazën e grupeve që do të nisin në mars, por edhe rrugëtimin drejt kampionatit Botëror. Në Itali është më shumë se një humbje.

Është një dështim në të cilin marrin pjesë shumë komponent, duke filluar nga klubet, të cilat Federata e Futbollit e vendeve në fjalë i vë në dukje për mosfuqizimin e mjaftueshëm të të rinjve të tyre.

Një reformë e futbollit italian është e nevojshme. Talenti është aty, i dëshmuar edhe nga sukseset e skuadrave të moshave, si titujt në Kampionatin Evropian me U-17 dhe U-19.

Klan News