Glenn Nyberg do të vendos drejtësi në takimin kyç të Grupit B të Euro2024 mes Spanjës dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë tanë kërkojnë maksimumin për të qenë sërish pjesë e kompeticionit dhe ky fakt e ka shtyrë UEFA-n për t’i besuar verdiktit të 35-vjeçarit.

Suedezi është një emër i njohur në botën e futbollit, pasi ka gjykuar në shumë takime ndërkombëtare, kryesisht në Champions dhe Europa League.

Nyberg ishte kryesor edhe në takimin që Rumania fitoi 3-0 ndaj Ukrainës, ndërsa si asistent të tij do ketë suedezët, Beigi dhe Soderqvist, teksa i katërt ukrainasi Balakin e në sistemin VAR Dingert.

Kuqezinjtë do të shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv kundër Spanjës që e ka zgjedhur tashmë vendin në raundin tjetër të kompeticionit.

Në tre ndeshjet e fundit, kombëtarja jonë ka shijuar fitoren, barazimin dhe humbjen, ku janë shënuar 5 gola para minutës së 20.
Klan News