Një tjetër vend europian ka regjistruar mbi 20 mijë viktima për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për Francën, që i shtohet listës së vendeve fatkeqe që po vuajnë nga Covid-19.

Këtë të hënë, atje u raportuan 20 265 vdekje nga koronavirusi. 12 513 prej tyre e kanë humbur jetën në spitale, ndërsa 7 752 të tjerë në shtëpi përkujdesjeje.

Janë tre vende të tjera që ka raportuar më shumë se 20 mijë viktima, Spanja, Italia dhe SHBA-ja. Në Francë regjistrohen mbi 155 mijë të infektuar nga Covid-19. Atje janë shëruar deri më tani 37 409 persona./tvklan.al