Tushemishti mbetet për këtë verë një nga destinacionet më të preferuar për pushuesit.

Fundjava e ka gjetur fshatin turistik të Tushemishtit të tejmbushur me pushues ditorë. Të shumtë janë edhe ata që qëndrojnë thuajse gjithë verën për tu relaksuar në klimën e freskët dhe ujin kristal të Liqenit të Ohrit.

“E vizitojmë shpesh Pogradecin sepse është një qytet shumë i bukur nga një guzhinë shumë të mirë dhe njerëz shumë mikpritës,” tha një pushues.

“Unë vij nga Durrësi, kam dy ditë dhe u kënaqa me thënë të drejtën me pushime. Jemi kosha e tretë kemi pak nevojë për freski dhe këtu është më freskët,” u shpreh një pushuese nga Durrësi.

“ E vizitoj shumë shpesh, vij çdo vit këtu dhe qëndroj për një kohë të gjatë,” shtoi një tjetër.

Tushemishti, ashtu si destinacionet e tjera që shtrihen përgjatë vijës bregliqenore zgjidhet për pushime familjare, nisur edhe nga çmimet e leverdishme. Vizitorët mund të zgjedhin të akomodohen si në hotelet dhe bujtinat, por vitet e fundit janë shtuar edhe ata që kanë blerë apartamente në këtë zonë.

“Është shumë mirë deh çmimet janë mirë,” tha një pushuese.

“Çmimet janë mirë nuk kanë ndryshuar. Pogradeci është me këmbë në tokë,” shtoi më tej pushuesi.

Pogradeci po e mbyll Korrikun me fluks të lartë peshuesish vendas dhe të huaj dhe operatorët turistikë presin që ky trend të vijojë edhe gjatë Gushtit.

Klan News