Përpara samitit të NATO-s në Washington në muajin Korrik, ministrat e jashtëm të vendeve antare të aleancës janë mbledhur në një takim informal në Pragë.

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme ka kërkuar që samiti i Washingtonit t’i japë rajonit tonë vëmendjen që meriton, për shkak të sfidave aktuale të sigurisë.

Shefat e diplomacisë në këtë takim informal kanë rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën.

Tv Klan