Dashi-Energjia juaj jetësore është në kulmin e saj falë favorit të Jupiterit dhe Uranit në shenjën tuaj. Ndiheni gati për të pushtuar botën dhe zemrat e atyre që ju pëlqejnë.

Demi-Plutoni ju transformon në një lider të guximshëm të aftë për t’i bërë ballë sulmeve më të frikshme, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga 15 deri më 20 Maj. Gjithmonë falë planetit më pjellor të Zodiakut i cili falë krijimtarisë dhe aftësisë për të shfrytëzuar burimet sekrete të Egos, ju nxit të shfaqni një energji të pazakontë dhe të përballoni disa pengesa.

Binjakët-Një udhëtim që e kishit planifikuar kohë më parë do ta kryeni sot. Në punë gjërat do të shkojnë mirë dhe nëse jeni një njeri me fat mund të merrni një lajm të mirë nga banka.  

Gaforrja-Do të ketë një diskutim mbi një takim virtual që keni pasur. Sa më të drejta të jenë idetë, aq më shumë duhet që t’i përdorni. Do ishte më mirë që të mbanit një takim më romantik në të ardhmen.

Luani-Pas një periudhe të vështirë në çift, sot do rigjeni qetësinë dhe harmoninë. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim, por duhet të mateni mirë para se të shpenzoni që gjërat mos përkeqësohen.

Virgjëresha-Sfida këtë periudhë është që të mendoni me kokë e jo me zemër. Zakonisht nuk do të ishte problem, por për disa arsye keni lejuar ndjenjat që të jenë në kontroll. Nuk do të shkoni larg me mendime shpresuese. Besojini gjithmonë logjikës.

Peshorja-Ata që janë në një lidhje do ndihen të lënë pas dore nga partneri/ja dhe do mërziten. Mos i mbani këto ndjenja për veten, por shprehjani atij sa më shpejt. Beqarët do ndihen për mrekulli ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë në asnjë moment të kenë dikë pranë. Financat do jenë delikate.

Akrepi-Nuk është dita më e mirë për përpjekjet e reja. Nëse nuk ndiheni mirë, mos u merrni me punë. Lëreni të lirë anën tuaj krijuese dhe romantike. Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të vendosin veten brenda disa rregullave.

Shigjetari-Filloni ditën me nxitimin tuaj tipik entuziast. Jeni gati të hipni në një tren që do t’ju çojë drejt e në një pikë kthese të lumtur. Timonieri kryesor sot është Saturni që ju tregon një vizion largpamës të asaj që është e drejtë, e dobishme dhe e përshtatshme për të forcuar zgjuarsinë tuaj.

Bricjapi-Një ditë të ngarkuar do të ketë të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do të jeni gjatë gjithë ditës duke bërë disa gjëra në të njëjtën kohë. Për sa i përket financave do të merrni lajme të mira.

Ujori-Me energjinë që ofrojnë planetet sot dashuria do të jetë pasionante. Do të njihni një person dhe do ta kuptoni se ajo që keni me njëri tjetrin është më shumë se sa një lidhje rastësore. Megjithatë duhet t’i shprehni ndjenjat në momentin e duhur.

Peshqit-Jeta juaj në çift do të jetë e shkëlqyer. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. /tvklan.al