Një 30-vjeçar është mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

“Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit me iniciale I. B., në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen”, njofton policia.

Trupi i pajetë i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Ka qenë babai i viktimës ai që ka deklaruar në polici se pasditen e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.


Njoftimi i policisë:

Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës. Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.


/tvklan.al