Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë deputetët demokratë zoti Pjetër Arbnori dhe zoti Tritan Shehu për përjashtimin deputetit Leonard Demi nga PD.

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Kur një njeri ftohet për të shkuar dikund sigurisht vë në dijeni këto forume drejtuese që do të shkojë dikund dhe merr dhe porositë e caktuara lidhur me qëndrimin e PD në këto lloj mbledhjesh. Unë nuk di se ka ndonjë parti ku çdo njeri mund të shkojë ku do të doje dhe të mos njoftoje partinë e vet. Prandaj zoti Demi po qe se e quan veten edhe anëtar të grupit parlamentar, edhe anëtar të PD duhet t’i respektojë këto gjëra. Sigurisht po qe se ai shkon pa pyetur organet qëndrore të PD që të përfaqesojë PD një autorizim të tillë nuk e ka”.

Tritan Shehu, deputet i PD:- “Këto janë metoda që unë do t’i konsideroja metoda komuniste. Unë do i konsideroja metoda të cilat lidhen me tendencat për të vënë censure. Deputeti ka një mandat, deputeti pastaj ka një program punë nga Parlamenti, nga komisioni ku bën pjesë dhe nuk ka pse të marrë leje për çdo gjë që bën, kudo që vete, brenda funksionit të tij dhe detyrat e tij që ka të ngarkuara nga Parlamenti si deputet që është. Unë do t’i konsideroja absurde këto gjera. Le ti lëmë këto gjëra, le të shikojmë të vërtetën në sy, t’i themi gjërave ashtu si janë dhe mos të spekullojmë për gjëra që janë shumë të qarta dhe shumë të drejta”./tvklan.al