Për herë të parë që kur u diagnostikua me kancer, Princesha e Uellsit, Kate Middlelton bëri paraqitjen e saj të parë publike.

Kate, e veshur me një veshje të bardhë dhe me kapele ngjyrë blu me të bardhë, ndodhej në karrocë së bashku me fëmijët e saj në “Trooping the Colour”, një paradë ushtarake vjetore e mbajtur në qendër të Londrës për të shënuar ditëlindjen zyrtare të monarkut britanik, mbretit Charles III.

Në një mesazh Kate tha se Kishte marrë mijëra mesazhe dashamirëse nga e gjithë bota. Përmirësimi i shëndetit të saj do të thotë se ajo do të jetë në gjendje të shfaqet në publik për herë të parë që nga dhjetori i kaluar.

Mbreti Charles hypi në një karrocë të veçantë me mbretëreshën Camilla, i ndjekur nga Princi William, së bashku me anëtarët e tjerë të vjetër të familjes mbretërore.

Turmat e mbledhura jashtë Pallatit Buckingham duartrokitën dhe mbajtën telefonat në duar për të fotografuar Kate pas shumë kohësh.

Spektakli tradicional i ushtrisë është elementi kryesor në ceremoninë Trooping the Colour duke tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve në qendër të Londrës. Kushtet e pafavorshme të motit nuk e penguan paradën të zhvillohej , ku morën pjesë 1500 ushtarë,300 kuaj dhe qindra muzikantëve nga Pallati Buckingham.

Rreth 70 avionë nga Marina Mbretërore, Ushtria Britanike dhe Forcat Ajrore u ngritën gjithashtu në qiell nga 15 vende rreth Mbretërisë së Bashkuar. Përshëndetja e parë me 41 armë u krye në Green Park dhe më pas përshëndetja e dytë ne 62 të tilla nga Kulla e Londrës që janë pjesë e protokollit ceremonial.

Kate i është nënshtruar kimioterapisë ndërsa trajtimi vijon, shëndeti i saj i përmirësuar do të thotë se ajo do të jetë në gjendje të shfaqet në publik. Sëmundja e saj ka përkuar me atë të Charles, 75 vjeç, i cili gjithashtu është diagnostikuar me kancer. Ai u kthye detyrave publike në prill.

Klan News