Françoise Hardy ishte fytyra më e njohur e muzikës francez të viteve 1960. Por duket se nuk ishte zëri dhe muzika e saj ato të cilat e bënë të veçantë dhe mjaft të njohur.

Në fakt siç është shprehur dhe vetë këngëtarja ka qenë guximi për të eksperimentuar dhe stili i veçantë i veshjes.

Në një intervistë të dhënë në vitin 1969 ajo tha: Nëse nuk do të ishte për mënyrën se si vishem, askush  nuk do të më vinte re dhe nuk do të më mbante mend.

Për dekada me radhë ajo ka qenë frymëzim për shumë stilistë. Një ndër ta ka qenë edhe krijuesja avangarde Rei Kawakubo.

Jo vetëm e njohur për minifundet këngëtarja franceze nuk kishte frikë të guxonte as me veshjet mashkullore, teksa shihet në një foto me një kostum burrash.

Veshjet e saj unike do të përflitet për dekada me radhë. Kurse figura të tjera të rëndësishme në fushën e modës dhe të publicitetin jo pak herë kanë shprehur admirimin për Françoise Hardy.

Stilisti Paco Robbane solli për herë të parë në vitet 1960 jumpsuite, në kuadër të fushatës së tij të modës që përcaktonte një epokë të hapësirë. Veshja e tij u bë mjaft e popullarizuar pasi këngëtarja e njohur e veshi atë për herë të parë në një prej shfaqjeve të saj.

Duke lënë pas pasiguritë, Hardy arriti të kullonte një bukuri të lehtë përmes rrobave të saj, e cila pa dyshim që është kthyer në një ikonë të e stilit francez.

Kështu duket ajo në një foto në vitin 1966 teksa ka veshur një palë xhinseve dhe bluzë të zeze të thjeshtë, e kombinuar me një xhaketë të bardhë. Aksesorët e shtuar e kompletojnë deri në detaje veshjen e saj.

Me një fustan të mardhë të drejtë, i cili shoqërohet nga një dekolte e mbyllur, kështu është shfaqur në një prej shfaqjeve të saj këngëtarja franceze. Duket se ndrojtja në skenë e ka shoqëruar gjatë gjitha karrierës së saj.

Kostumi i saj i bardhë këtu, i veshur për të luajtur në një mbrëmje të dielave në Palladiumin e Londrës në 1967, ndoshta pasqyron përsëri ndjenjën e saj kur është në skenë. 

/tvklan.al