Europiani që sapo u mbyll, padyshim që mund të quhet edhe si kompeticoni i rekordeve.

Nga golat më të shpejtë, te autogolat dhe shumë rekorde të tjera, u vendosën në turneun e Gjermanisë.

Listës me këto rekorde, iu shtohet edhe ajo e “Këpucës së Artë”. Plot gjashtë futbollistë e mbyllën turneun me nga 3 gola.

Duke qenë se UEFA, ka hequr rregullin e asisteve, çmimi prestigjioz i “Këpucës së Artë”, do të shkojë për gjashtë futbollistë.

Cody Gakpo, Harry Kane, Jamal Musiala, Georges Mikautadze, Dani Olmo dhe Ivan Schranz, gjetën rrugën e rrjetës nga tri herë me kombëtaret e tyre.

Për herë të parë në histori, “Këpuca e Artë” do të ketë gjashtë fitues. Në të kaluarën, kur kishte numër të barabartë golash, llogariteshin asistet dhe në rast se edhe këtu ishin barazim, atëherë fitues shpallej ai që kishte luajtur më pak, por ky rregull u hoq nga UEFA për Euro 2024. /tvklan.al