Kingsley Coman raportohet se se është larguar nga kampi stërvitor francez për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij

Sulmuesi udhëtoi drejt Suedisë mbrëmjen e së premtes për tu bashkuar me partneren e tij,  Sabrina Duvad, një influencuese e modës, para lindjes së fëmijës.

Coman, sipas RMC Sport,  i ka nisur ndeshjet në këtë europian nga stoli dhe pritet të kthehet në kampin stërvitor shumë shpejt pasi Franca do të përballet me Belgjikën në raundin e 16-es.

Para se të takohej me Duvad në vitin 2019, Coman kishte dy fëmijë, Leyana dhe Kaylee, me ish-bashkëshorten e tij modele Sephora Goignan.

Marrëdhënia Coman – Goignan përfundoi në mënyrë të diskutueshme pasi Goignan paraqiti në gjykatë një ankesë për dhunë në familje kundër futbollistit, i cili pasi pranoi fajin  u gjobit dhe u urdhërua të paguante tarifat e saj ligjore.

Partnerja aktuale Duvad, e cila ka 50 mijë ndjekës në faqen e saj në Instagram, ishte aktive në mediat sociale në përgatitjen procesit të lindjes së fëmijës së tyre të parë së bashku në 2021.

Ironikisht, Coman gjithashtu u largua nga kampi i Francës në mes të Euro 2020, ( i luajtur për shkak të pandemisë më 2021) në mënyrë që ai dhe Duvad të mund të ishin së bashku për lindjen e fëmijës së tyre të parë së bashku.

Duket se çifti ka zgjedhur për më shumë privatësi gjatë shtatzënisë së dytë të Duvad-it, duke postuar shumë pak në rrjete sociale

Edhe ylli i Manchestetr City, Phil Foden u largua nga baza e Anglisë në Blankenhain të mërkurën për të fluturuar në shtëpi dhe për të parë lindjen e fëmijës së tij të tretë me të dashurën Rebecca Cooke.