Diskutimi në lidhje me një nga ikonat e ekipit përfaqësues të Francës, Antoine Griezmann, solli reagime të ndryshme nga të ftuarit.

Ish-futbollisti i Kombëtares Klodian Duro ka vlerësuar lojtarin e Francës duke e cilësuar si një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Duro: Tani është ora e së vërtetës për Mbappe, Francën dhe Griezmann. Franca ka një ekip të kompletuar dhe Giezmann ka më shumë eksperiencë, dhe ai është si kapiteni i Francës dhe mendoj se do të bejë diferencën në ndeshjen me Francën. Nëse ka një njeri që e njeh mirë Spanjën është Griezmann. Unë nuk kam parë futbollist më të plotë në rolin e tij, kontrollon çdo gjë në lojë. Duket shumë i qetë pro është gjithnjë në lojë. Në këtë ndeshje duhet të luajë dhe të bëjë ndoshta diferencën.

/tvklan.al