Kontrolli i Lartë i Shtetit do të bëjë një kallëzim në SPAK për pavijonin e Onkologjikut, në Qendrën Spitalore  Universitare “Nënë Tereza”. Kryetari i KLSH, Arben Shehu, thotë në një intervistë për TV Klan se dy audite të kryera kanë gjetur shkelje penale.

 “Jemi të detyruar që të punojmë për të koordinuar o vetëm një autim, por për shkak të konstatimit të problematikave në disa auditimeve jemi detyruar që t’i ndërthurim dhe nëpërmjet një pune juridike dhe t’i drejtojmë këto konkluzione në institucionin që është institucioni kompetent për të ndjekur në mënyrën më të plotë të mundshme të gjithë tablo të skeletit të ligjit penal, pra prokuroria speciale”, tha shehu.

Shehu thotë se auditët kanë zbuluar problematika të tjera që lidhen me shëndetin e pacienteve në pavijonin e “Onkologjisë” në QSUT.

“Në muajin Prill është dërguar një akt nga Prokuroria e Tiranës për të marrë materialet e auditimit. I është vënë në dispozicion dhe kemi vënë jo vetëm aktet në dispozicion, por kemi shprehur në çdo moment me institucionet për të zbardhur të gjitha problematikat.

Përpara se Prokuroria e Tiranës të nxirrte urdhrat e arrestit për mjekët e Onkologjikut, ajo i ka kërkuar KLSH-së që në muajin Prill dosjen e auditit të kryer nga ky institucion.

“Kjo situatë është vetëm një pjesë e gjithë problematikës së [përgjithshme. Janë disa problematika që meritojnë një vëmendje të veçantë që kanë lidhje me shëndetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Shehu.

Skandali i zbuluar nga prokuroria ka çuar përpara drejtësisë disa nga mjekët dhe punonjësit e këtij pavioni, por me kallëzimin e KLSH pritet që organi i akuzës ta zgjerojë objektin e hetimit.

Tv Klan