Ambasadori amerikan John Withers deklaron, se vetëm pavarësia e policisë mund të çojë në parandalimin e krimit. Këtë deklaratë diplomati amerikan e dha gjatë punimeve të konferencës ballkanike mbi trajnimin dhe lidershipin në polici.

Sipas Withers pavarësia e strukturës së policisë nga çdo manipulim politik është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit tek publiku. Ky mesazh pas atij që ambasadori ka lëshuar ditë më parë edhe për organin e hetimit prokurori, është marrë nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit. Si ministri Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm Ahmed Prençi si dhe përfaqësuesi i OSBE-së Robert Bosch.

Ky i fundit tha se trajnimi i vazhdueshëm i forcave policore është më se i nevojshëm. Kjo më shumë do të shërbejë si një masë antikrim dhe antikorrupsion. Ministri i brendshëm Nishani deklaroi se në polici është bërë progres, sidomos në nivelin e shkollimit.

Nga ana praktike Ahmet Prençi, foli për ndryshimet që janë bërë jo vetëm në legjislacion, por dhe në aplikimin e metodave që garantojnë punonjës të policisë, më të formuar, më etikë dhe që respektojnë në çdo hap aktivitetin e tyre, liritë dhe të drejtat e qytetarëve./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani