Kriza financiare që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfshirë në vorbullën e saj Wall Street dhe bursat aziatike. Tashmë kanë kaluar 3 ditë nga falimentimi i Leman Brothers dhe frika e dështimit të AIG po reflektohet qartë në rezultatet negative të bursave.

Indeksi i bursës në New York shënoi një rënie prej 4 %, në Hong Kong 7.2%, në Japoni 3.7 %. Në Singapor dhe Australi gjithashtu të dhënat nuk janë aspak të favoresh me për stabilizim të tregut financiar.

Të vetmet që po i rezistojnë disi ndryshe këtij kolapsi janë indeksi i Londrës dhe i Francës në të cilat janë regjistruar rritje të lehtë, përkatësisht 0.8 dhe 06 %. Frika për një efekt domino ka nxitur bankat qendrore të shtojnë qarkullimin e parave në tregun ndërkombëtar.

Kësaj nisme u janë bashkuar bankat në Amerikë, Europë, Britani, Zvicër dhe Kanada. Të parët që hodhën hapin ishin banka e Japonisë, Australisë dhe Indisë të cilat hodhën në qarkullim 28 miliard dollar.

Megjithatë kriza financiare rrezikon të përfshijë edhe banka të tjera si Morgan Stanley. E cila është nën presion për shkak të rënies së vlerës së aksioneve./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj