E ndërsa bursat ndërkombëtare janë zhytur paqëndrueshmëri të paparashikueshme, analistët tentojnë të shpjegojnë atë çfarë po ndodh dhe çka pritet.

Ata mendojnë se aktualisht situata është shumë e tendosur, ndërkohë që kriza do të ketë ndikime për një kohë të gjatë. Duke vënë në dukje se 2008 do të jetë një vit i rëndë dhe sfidë për shumë banka. Ekonomistët e Financial Times besojnë se më e rëndësishmja për momentin është rifitimi i besimit ndaj bankave. Që mund të bëhet vetëm përmes transparencës më të madhe.

Sipas tyre rënia e ndikuar nga tatëpjeta e krijuar nga kriza financiare në Amerikë. Ka të bëjë me performancë të keqe nga bursat amerikane dhe aziatike. Ata parashikojnë se inflacioni i cili është rritur do të vazhdojë në të njëjtën rrugë dhe se tregjet monetare do të mbeten ekstremist të paqëndrueshëm.

Nga ana tjetër analistët e New York Times besojnë se masat e marra që prej ditës së sotme, siç është hedhja e shumave të mëdha në tregun monetar. Do të ndihmojnë në lehtësimin e kushteve të tanishme.

Mjetet nuk do të zgjidhin thelbin e problemit sipas tyre, por thjesht do të kapërcejnë disa rreziqe./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj