Kryeministri Berisha i është përgjigjur nga qyteti i Pogradecit kryesocialistit Rama i cili nëpër turin e tij në Shqipëri ka hedhur poshtë se marrja e festës në NATO është meritë e reformave të ndërmarra nga qeveria demokratike.

Duke folur përpara qytetarëve pogradecarë  në vijim të turit “Shqipëria në NATO” kreu i ekzekutivit mohoi se ftesa që aleanca më e madhe ushtarake në botë i bëri vendit tonë për tu bërë pjesë e saj ishte për shkak të pozicionit strategjik apo në interes të stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Sali Berisha: “Jo, Shqipëria u pranua në NATO sepse u dëshmoi vendeve anëtare të NATO-s në 15 vjet një bashkëpunim besnik të pacenuar ndaj aleancës dhe kjo nuk mjaftonte. Shqipëria u pranua në NATO pas të gjithash dhe mbi të gjitha sepse ndërmori këto vitet e fundit reformat më të thella së pari kundër krimi të organizuar. Vëllezër dhe motra NATO-ja është aleancë e sigurisë.”

Megjithatë në bashkëbisedim me qytetarët e Pogradecit ku nuk ka munguar dhe kryebashkiaku socialist i këtij qyteti Artan Shkëmbi. Kryeministri Berisha ka vlerësuar edhe njëherë ujdinë  bërë me socialistët për kufizimin e imunitetit të parlamentarëve, gjyqtarëve apo drejtuesve t6ëq tjerë që janë të veshur me imunitet.

Kryeministri kë bërë një përmbledhje të gjatë të të gjitha nismave ligjore të ndërmarra në këto vite nga qeverisja e djathtë. Për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, evazionin fiskal apo çdo lloj forme tjetër të abuzimeve me fondet publike./tvklan.al