“Goli i shpejtë ndryshoi shumë gjëra!”, kështu u shpreh trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi sa i takon sfidës Austri-Turqi.


Bushi tha te “Kampionët” se fitorja e Turqisë mbrëmjen e sotme ishte terësisht e merituar. Në analizën e tij, turqit u pozicionuan mirë në mbrojtje, pavarësisht se nuk është pika e tyre më e fortë. Merita për kualifikimin i dha në veçanti trajnerit Vincenzo Montella.

“Mori shumë krahë me at gol, shpëtoi nga fati nja 15 minuta pastaj e mori veten. Unë mendoj se është një Turqi shumë e fortë. Unë e njoh mirë Turqinë sepse kam luajtur shumë vite atje, turqit janë të gjithë përpara, por nuk dinë të mbrojnë shumë. Po t’i shohim sot 20 minutat e fundit, ishin vënë me dy linja dhe ishte komplet dora e Montelës. Meritë e tij që u kualifikuan, sepse edhe ata nuk kanë emra të mëdhenj, dy, tre lojtarë janë nga 18 vjeç. Kështu që në këto kompeticione, lojtarë kaq të rinj është e vështirë të mbajnë një peshë kaq të madhe apo të dalin në tetëshe. Por ishte një fitore plotësisht e merituar!

Po me Austrinë çfarë nuk funksionoi? Bushi theksoi se “është ekip trajneri, por që nuk shkon shumë larg në kompeticione të tilla”.

“Është ekip i mirë, por nuk të tremb. Nuk ka lojtarë që bëjnë diferencën në këto situata. Duhen lojtarë siç është Bellingham, pra në një moment që ndodhen në disavantazh nuk e ka atë fuqi për ta kthyer lojën. Ata janë ekip i bukur për t’u parë se si vendosen, është dora e trajnerit shumë e madhe aty dhe janë lojtarë të thjeshtë.”

/tvklan.al