Trajneri: Është skuadër kryesore, më bindi projekti

Kukësi me Shpëtim Duron ka si synim të konkurrojë Partizanin për sezonin e ardhshëm. Objektivat mbeten të pandryshuar dhe janë fitimi i kampionatit dhe kupës. Trajneri i ri u prezantua këtë të enjte dhe prej të hënës do të nisë punën me ekipin.

“Është skuadër kryesore dhe projekti që ka Kukësi më bindi. Nuk ka arsye për të ndërhyrë shumë. Skuadra është cilësore. Unë kam mendimet e mia, do bashkëpunojmë”, tha Shëptim Duro, trajner i Kukësit.

Pritet që skuadra të kompletohet këto ditë dhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi hedh sfidën me rivalin kryesor Partizanin.

“Deri në fund të javës do të përcaktohet situata në merkato. Me 2 ose 3 afrime do ta konkurrojmë Partizanin dhe nuk duhet të ruhen të tjerët nga ne.”

Në fakt sezoni i ri do të nisë me finalen e Superkupës që do të luhet me Partizanin më 18 Gusht.

Tv Klan