lajme, #edicioniinformativ ora 22:55 data 24 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Shpërndahen çertifikatat e shtëpive të trasheguara në Himarë. Rama: Marrja e pronave, sajesë e poshtër

Nis shpërndarja e certifikatave të afro 4 mijë shtëpive të trashëguara në Himarë. Kryeministri Rama thotë se ideja se ka një plan për t’i zhveshur himarjotët nga pronat e tyre është një poshtërsi propagandistike, e pabazuar në asnjë fakt real.

Nis zbatimi i planit për turizmin e sigurt. Hapen disa rrugë te reja, 1635 policë në terren

Zbulohen disa pika të strategjisë së qeverisë për “turizmin e sigurt”. Plani parashikon hapjen e disa akseve të reja rrugore për të lehtësuar lëvizjen dhe nxjerrjen në terren të 1635 efektivëve të policisë që do kenë në fokus sigurinë e turistëve.

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë me autobusat e linjës, 4 në pranga. Një pistoletë shitej 1500-3000 €

Policia arreston 4 të rinj nga Kosova, nën akuzën e trafikut të armëve. Ata u kapën në Tirane pasi transportuan 10 pistoleta me një autobus të linjës. Armët do t’i shisnin në kryeqytet me vlera nga 1500 deri në 3000 euro.

Kërkesë e lartë për qiramarrje në qendër të Tiranës. BSH: Shitjet më të mëdha, në periferi

Rritet kërkesa për të marrë prona me qira në qendër të Tiranës. Ndërsa shitjet më të mëdha të banesave dhe objekteve të biznesit po ndodhin në periferi të kryeqytetit, siç rezulton nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë.

Nxënësit në Rusi po mësojnë si të përdorin armët. Lufta rikthen lëndën e periudhës së BRSS

Nxënësit në Rusi po mësojnë edhe përdorimin e armëve. Autoritetet vendosën rikthimin në shkolla të një lënde të periudhës sovjetike nga frika e një përplasjeje me NATO-n, si pasojë e konfliktit të armatosur që vijon në Ukrainë.

Superkompjuteri “zbulon” fituesin e Euro 2024: Në Gjermani do të triumfojnë Anglezët

Anglia ka më shumë shanse ta fitojë Kampionatin Europian të Futbollit. Kështu rezulton nga përllogaritjet e një superkompjuteri të një kompanie të parashikimeve sportive, që ka prodhuar rezultatet për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.

/tvklan.al