Ministri i Jashtëm i Italisë Lamberto Dini ka ngjallur polemika me thellimin e deklaratave për Kosovën. Në gazetën italiane “La Republika” është botuar një intervistë e tij në të cilën ai ka thënë: “Një Kosovë e Pavarur do të sillte destabilizimin e Ballkanit.” Siç vënë në dukje disa analistë nga Italia, deklaratat e Dinit në lidhje me Kosovën në shumë raste kanë qënë të kundërta me ato të Kryeministrit Masimo Dalema.

Ministri Dini në kohën e bombardimeve të NATO-s ka qënë ndër të paktët të cilët janë shprehur për ndalimin e bombardimeve në një kohë kur me urdhër të Milloseviç kryhehshin masakra në territorin e Kosovës . Në këtë intervistë ai ka deklaruar se njohja e Pavarërisë së Kosovës do të shkaktonte brenda pak ditësh krijimin e të paktën 10 shteteve një milionëshe në Europë.

Një deklaratë e tillë bëhet nga përfaqësuesi i një partie që në Parlamentin Italian zë vendin e 1.2% të vendeve dhe sipas disa burimeve ka interesa personale në Jugosllavinë e mbetur dhe veçanërisht në Serbinë e Millosheviç. Në Europën e pasluftës së ftohtë si pasojë e shembjes së regjimit komunist, u krijuan shumë shtete të reja baza themelore e tyre është etnia.

Njëra prej tyre Çekia, është anëtare së fundmi me të drejta të plota të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dini duhet ta ketë lexuar historinë se Shqipëria u copëtua më 1913 atëherë kur Italia ishte bashkuar pas shumë shekujsh në luftë./tvklan.al