Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më interesante të kësaj vere. Në një shkrim të saj kushtuar vendeve që lexuesit e saj mund të zgjedhin për të pushuar është pikërisht Shqipëria dhe Mali i Zi.

Gazetari francez thotë se ka udhëtuar në të dyja vendet dhe se Shqipëria ofron gjithçka mund të kërkojë një pushues europian, plazhe, male dhe trashëgimi kulturore. Sipas “Le Figaro”, Shqipëria është një vend që të jep shumë mundësi gjatë verës.

Në shkrim nënvizohet se nëse turizmi masiv shkon më së shumti në bregdet, zona mjaft të bukura mbeten të paprekura. Gazeta franceze sugjeron Rivierën shqiptare të cilën e etiketon si “shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë”. Por nëse Shqipëria është kaq në trend, nuk është vetëm për bregdetin e saj. Brenda vendit fshihen disa sekrete të mbajtura mirë. “Në veri janë Alpet të cilat janë një parajsë e vërtetë për shëtitje”, e mbyll shkrimin e saj Le Figaro.

Klan News