Përpara nisjes së spektaklit sportiv “Kampionët” në Tv Klan, Kastriot Çaushi ka pësuar një incident. Moderatorja Marina Vjollca tregon se pati një episod ku u rrëzua, por më pas u ngrit në këmbë duke i habitur të gjithë. Episodi u komentua me humor nga Altin Lala i cili tha se Çaushi është mace në horokopin kinez.

Kastriot Çaushi: Dua opinionin e të gjithë panelit: unë mund të luaja te këta 22 lojtarë?

Marina Vjollca: 100% po.

Gentian Zenelaj: Definitivisht më mirë se Mbappe, po.

Kastriot Çaushi: Nga ajo që ndodhi 1 minutë përpara se të hapej programi, a mund të luaja unë?

Marina Vjollca: Do të thuash për episodin që të ndodhi?

Kastriot Çaushi: Po.

Marina Vjollca: Realisht unë burrë më të fortë dhe çun më të fortë se Kaçi nuk kam parë. Ta dini çfarë ka ndodhur!

Kastriot Çaushi: Rashë në humnerë.

Marina Vjollca: Kam përshtypjen 1 minutë përpara se të fillonim, skena ka një gjatësi goxha të madhe dhe Kaçi vetëm u rrëzua dhe sesi u çua, na erdhi prapë, ne ngelëm të gjithë.

Kastriot Çaushi: Rashë në një humnerë.

Altin Lala: Marina, ky në horoskopin kinez është mace dhe bie gjithmonë në këmbë.

Marina Vjollca: Ishte e bukur kjo!/tvklan.al