Banka e Shqipërisë njoftoi se ka vendosur revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, “Final” dhe “Micro Credit Albania” të cilave u ishte pezulluar lincenca që në Shkurt të këtij viti.

Në një njoftim të Bankës thuhet se vendimi është bazuar në dispozitat ligjore dhe rregullative për mospërmbushje të kritereve.

Banka Qendrore thotë se për ortakët e këtyre dy shoqërive janë vendosur tashmë nën masë arresti nga gjykata me kërkesë të Prokurorisë ndaj ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili parashikon që këta individë të mos jenë në ndjekje penale, në gjykim apo të dënuar penalisht.

Banka e Shqipërisë thotë se po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ për administrimin e këtyre dy shoqërive dhe se çfarë do të ndodhë me kreditë e klientëve të tyre.

Tv Klan