Humbja 5-1 i ka lëkundur shpresat, por matematika i mban ende në lojë. Skocia do të kërkojë të shijojë pikët e para në Euro2024, ku përballë do të ketë Zvicrën. Skuadra e Stiv Klark nuk po shfaq formën më të mirë të saj, pasi disfata ndaj gjermanëve zgjeroi ecurinë negative.

Vetëm 1 në 10 ndeshjet e fundit ka parë ata fitues, edhe ajo, një fitore ndaj kombëtares modeste të Gjibraltarit. Situatë e kundërt te helvetët. Zvicra mori pikët e plota ndaj Hungarisë, duke hapur udhë një kualifikimi të mundshëm në fazën tjetër.

Një barazim ndaj Skocisë do të ishte i vlefshëm për ekipin e Murat Jakin dhe shqiptarëve, Xhaka e Shaqiri për të kaluar më tej. Besimi është i lartë, pasi mund të përballen me një performancë më të mirë nga ajo e turneut të shkuar, ku u eliminuan vetëm në çerekfinale. Zvicerianët kanë një rekord solid, pasi në 15 ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm një humbje.

Fitorja e fundit e Skocisë në një finale të Europianit ishte ai suksesi kundër Zvicrës në 1996, ndërsa nuk kanë shënuar më shumë se një gol në 7 ndeshjet e fundit të grupeve të Euro2024 me 2 barazime e 4 humbje. Sfidë që do të transmetohet në ekranin e TV Klan dhe Radio Klan, duke nisur nga ora 21:00.

Klan News