Nga kjo e enjte, drejt vendit tonë kanë nisur fluturimet charter me turistë.

Tre të parët janë me pushues nga Polonia, të cilët pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” u nisën drejt bregdetit të Durrësit ku dhe janë akomoduar.

Kreu i unionit turistik shqiptar Rrahman Kasa thotë se kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në vendin tonë do të jetë rreth 1 javë.

Kasa e konsideron sezonin si ‘provën e zjarrit’ në aspektin e përmbushjes së standardeve.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit bëjnë të ditur se vëtëm për 3 muajt e parë të vitit, vendi ynë është vizituar nga 1.5 milionë turistë të huaj me një rritje në masën 43.4% krahasuar me vjet.

Fluksi më i lartë ka qenë nga shtetas polak, rumunë e spanjollë, të cilët preferuan kryesisht rajonin qëndror.

Tv Klan