SHBA ka konfirmuar se skela me ushqime ka mbërritur në Gaza. Kjo skelë e ndërtuar nga amerikanët disa javë më parë përmes rrugës detare ka bërë të mundur dërgimin e shumë ndihmave për banorët që jetojnë në Gaza.

Sipas informacioneve është konfirmuar se ajo u ka siguruar banorëve rreth 8,400 strehimore plastike, rreth 500 mijë ton ndihma britanike të cilat përfshinin tenda, veshje ushqime dhe sende të tjera të nevojshme.

Në një komunikim për mediat kryeministri, Rishi Sunak tha se rruga detare nuk duhet të jetë e vetmja shpresë nga e cila do të mbërrijnë ndihmat humanitare.

“Ne duhet të shohim më shumë rrugë tokësore të hapura, duke përfshirë kalimin në Rafah, për të siguruar që shumë më tepër ndihma të shkojë në mënyrë të sigurt për civilët që kanë nevojë për ndihmë,” është shprehur ai.

Ndërkaq Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron tha: Qytetarët e Gazës janë në luftë me urinë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Izraeli duhet të garantojë që rrugët tokësore të jenë të hapura dhe ndihmat të arrijnë në mënyrë të sigurt atje ku ka nevojë për to.

Teksa Izraeli ka vendosur që sipas tij të përmbushë qëllimet e luftës dhe të bëjë një pushtim të plotë në Rafah, Sunak dhe Cameron i bëjnë thirrje që të lejojë kalimin e kamionëve me ndihma humanitare. Skela e përkohshme detare fillimisht do të bëjë të mundur kalimin e rreth 90 kamionëve me ndihma dhe më pas shifra do të arrijë deri në 150 të tillë.

Kjo skelë lundruese mundësoi kalimin e ndihmave në sasi shumë të mëdha. SHBA filloi ndërtimin e bazës lundruese javë më parë për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.

Mbërritja e ndihmave ditën e sotme është një lajm i gëzueshëm për banorët në Rripin e Gazës pasi që nga fillimi i luftës më 7 tetor janë duke jetuar në kushte shumë të vështira, janë në një luftë të vërtetë për mbijetesë, ata po hasen me mungesë të ushqimit, ujit, kushte të vështira higjiene duke rrezikuar kështu edhe jetën e fëmijëve nga sëmundjet infektive.

/tvklan.al