Komentatori Alban Xhihani, zbuloi në emisionin “Kampionët”, formacionin me të cilin Spanja pritet të luajë ndaj Shqipërisë.

Iberikët, kanë zgjedhur të luajnë me lojtarët e stolit në këtë takim, aty ku emrat interesantë nuk mungojnë.

“Kombëtarja nesër do të zhvillojë stërvitjen në Kaiserau dhe pasatj do të udhëtojë drejt Dusseldrof, për tu akomoduar për ndeshjen. Spanja duket do të luajë me formacionin rezervë dhe mund tua zbuloj atë. Në portë do të jetë Raya, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Grimaldo në të majtë, Le Normand dhe Vivian në qendër, ndërsa Navas në të djathtë. Baena, Zubimendi dhe Merino në mesfushë. Oyarzabal, Joselu dhe Olmo në sulm.”, deklaroi Xhihani.

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Raya, Grimaldo, Le Normand, Vivian, Navas, Baena, Zubimendi, Merio, Oyarzabal, Joselu, Olmo. /tvklan.al