Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Spartak Poçi, ministër i Rendit:- Neve kemi hyrë në fazën e dytë të luftës kundër krimit është faza e luftës kundër krimit të organizuar. Pasi kemi shtypur pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë bandat kriminale dhe kemi vënë në kontroll të plotë të gjithë territorin e Shqipërisë, rrugët e vendit tonë.

Policia shqiptare ka organizuar punën dhe ka këto prioritete për vitin 2000:

Së pari goditjen e krimit të organizuar, trafiqeve që shqipëria është një vend tranzicioni i tyre dhe së dyti kemi një objektiv të rëndësishëm, mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha armëve të shpërndara gjatë trazirave të vitit ’97.

Pikërisht ky ka qenë edhe qëllimi i vizitës time në Amerikë për të marrë ndihmat dhe mbështëtjen përkatëse nga SHBA, për policinë shqiptare. Në të njëjtën kohë ne kemi biseduar dhe vendosur, t’i jepet shqipërisë asistencë në policinë shqiptare në të gjitha drejtimet, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar.

Gazetari i VOA:- Është thënë se korrupsioni është futur edhe në radhët e organit që ju drejtoni, sa i shqetësuar jeni ju për përhapjen e korrupsionit Brenda ministrisë tuaj?

Spartak Poçi, ministër i Rendit:- Është plotësisht e vërtetë, dihet tashmë që krimi i organizuar rekruton, struktura të caktuara dhe institucione të caktuara Brenda administratës shtetërore dhe një nga më të prekshmit e këtij lloj rekrutimi është ministria e Rendit Publik, pra policia shqiptare. Në këtë drejtim edhe ne në bashkëpunim edhe me kolegët amerikanë dhe europian ne kemi organizuar një plan për pastrimin e rradhëve. Ne kemi hequr rreth 10% të strukturave të korruptuara dhe do vazhdojë ky proces i pastrimit. Pa bërë një pastrim radikal të elementeve të korruptuar në polici nuk mund të ketë një punë efikase për vendosjen e rendit./tvklan.al