Cristiano Ronaldo shpëtoi për mrekulli të mërkurën kur një tifoz u hodh nga tribuna dhe për pak sa nuk ra mbi yllin portugez.
Incidenti ndodhi kur Ronaldo po largohej nga fusha pas humbjes 2-0 të Portugalisë ndaj Gjeorgjisë në Euro 2024.
39-vjeçari kishte kaluar një mbrëmje zhgënjyese kur u ndëshkua me karton për protesta dhe pasi u zëvendësuar në minutën e 66-të shkelmoi një shishe plastike uji.
🚨🥴A fan almost jumps on the Cristiano Ronaldo from the stands after the end of the match!!! 😨
— SimplyGoal (@SimplyGoal) June 27, 2024
Sometimes some people are just not okay…🤦♂️pic.twitter.com/LSwEShvDb1
Ronaldo më pas u përfshi në një debat me stolin e Gjeorgjisë dhe teksa po shkonte drejt tunelit, një tifoz doli mbi barrikadë dhe do të kishte zbritur mbi yllin e Al-Nassr, po të mos ishte ndërhyrja e një stjuardi.

Në ekipin tjetër ishte një mbrëmje shumë e mirë për Khvicha Kvaratskhelia i cili jo vetëm shënoi por mori edhe fanellën e Ronaldo-s si kujtim pas përfundimit të ndeshjes.
Në 2013 kur Ronaldo mori pjesë në hapjen e një akademie futbolli në Gjeorgji, një nga fëmijët e regjistruar ishte Kvaratskhelia. 11 vite më pas dy futbollistët u përballën si kundërshtarë kur gjeorgjiani shënoi dhe arriti të fitonte.
Khvicha Kvaratskhelia received Cristiano Ronaldo’s shirt after Georgia’s historic victory ❤️🥹
— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 26, 2024
(🎥 kvara7 on Instagram)
pic.twitter.com/9ApzqHLMew
/tvklan.al