Veliaj: Ambientet e tregjeve dezinfektohen

Pas tregut të kombinatit ku u vendos një tunel dezinfektues, masa janë marrë edhe në një tjetër treg në njësinë nr. 2.

“Te Pazari i Ri është mbajtur higjiena, ka pasur administrim që në fillim, ndaj është një nga tregjet që është sjellë më mirë; nuk kemi pasur nevojë të shtojmë më shumë forca policore e dezinfektantë. Ndërkohë, te tregu i Kombinatit dhe tregu i  Shkollës së Baletit, ku ka qenë edhe fluksi më i madh, janë vendosur dezinfektantë”, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve edhe në tregjet e tjerë të vendit, për të cilat tha se duhet të ruhet distanca mes njëri-tjetrit dhe të respektojnë higjienën në këto vende. Sipas kryebashkiakut pas mbylljes së orarit të lejuar, tregjet dezinfektohen nga punonjësit e bashkisë.

Tv Klan