Tabaku: Precedent i rrezikshëm, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos na zhgënjejë

Deputetët e opozitës kanë një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për tatimin mbi të ardhurat  për profesionet e lira. Në padinë e firmosur nga 37 deputetet, përfshirë edhe aleatët e PD, kërkoHET shfuqizimi i këtij ligji, të cilin e cilësojnë si një goditje të fortë kundër profesioneve të lira.

“Gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon të, të mos caktojë precedent të rrrezikshëm për besueshmërinë e saj dhe të japë një vendim në të mirën publike që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë ata që besojnë tek institucionet dhe ligji.”

Nga 1 janari, kur ky ligj hyri në fuqi, profesionet e lira tatohen nga 15 deri 23% pas zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat vjetore.

Administrata Tatimore ju ka dërguar shkresë bizneseve duke i njoftuar që janë pjesë e listës së profesioneve të lira të miratuar nga qeveria, duke vënë në dijeni.

Në shkresën e tatimeve dërguar bizneseve të profesioneve të lira sqarohet se për llogaritjen e tatimit paraprak të vitit 2024, do të përdoren të dhënat që kjo kategori biznesesh do të deklarojnë për të ardhurat dhe shpenzimet e 2023.

Konkretisht, të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, që bizneset do të deklarojnë për vitin 2023, do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.

Kjo skemë është e njëjtë me atë që përdoret për bizneset e mëdha, të cilat e parapaguajnë tatim fitimin bazuar në fitimet e viteve të mëparshme.

Klan News