Gary Neville nuk ishte dakord me arbitrin për vendimin e tij të diskutueshëm për të akorduar penallti në favor të Anglisë në ndeshjen kundër Holandës.

Harry Kane barazoi nga penalltia. Ai fillimisht godit topin që përfundoi jashtë, më pas kontakt nga Dumfries.

Gjyqtari Felix Zwayer fillimisht vendosi të mos japi penallti, por e ndryshoi vendimin e tij pas një rishikimi të incidentit në monitorin e VAR.

Por Neville beson se vendimi i tij i parë ishte i duhuri dhe ishte shumë kritik ndaj vendimit për të dhënë një penallti.

Ai u zemërua gjatë  transmentimit në ITV.

Neville: Unë mendoj se është një turp absolut. Është një vendim absolutisht i turpshëm. Të më jepet si penallti në çdo kohë, por në një lojë kaq të rëndësishme!  Jam turpëruar me penalltinë javën e kaluar. Danimarka me Gjermaninë me prekjen e topit me dorë. Edhe ky ishte një turp, u ofendova nga ai. Dumfries hyn natyrshëm vetëm për të provuar të bllokojë goditjen. Nuk është penallti, nuk është afër penalltisë dhe më duhet të them se nuk mendoj se ka pasur shumë lojtarë të Anglisë që pretendojnë për të. Kjo nuk është kurrë një penallti.

Ian Wright nuk u pajtua me kolegun e tij, duke pretenduar se veprimi i Dumfries ishte “i pamatur”.

Kjo e zemëroi edhe më tej Nevilin, i cili u përgjigj duke thënë: “I pamatur?! Kjo nuk është e pamatur.”