Rritja e fuqisë punëtore në Shqipëri është në fokusin e axhendës kombëtare të reformave 2024-2027, të hedhur për konsultim publik.

Për këtë është parë e nevojshme që të ketë një lidhje më të mirë të arsimit me nevojat e tregut të punës.

Mes ndryshimeve propozohet përditësimi i kurrikulës në arsimin bazë parauniversitar, përkatësisht në lëndët “Shkencat e natyrës, Artet, Teknologjia dhe TIK, si dhe Gjuhët e huaja.”

Zbatimi i kurrikulës së re parashikohet të fillojë në Qershor të vitit 2027.

Edhe programet e Arsimit dhe Formimit Profesional do të rishikohen.

Për të krijuar një sistem arsimor dinamik që pajis studentët me aftësitë përkatëse të nevojshme për tregun, në fokus është edhe zhvillimi i aftësive digjitale.

Parashikohet që lënda e TIK (teknologjisë së informacionit dhe komunikimit) në fund të viti 2026 të futet në të gjitha klasat e arsimit bazë.

Të tilla reforma janë vetëm një nga instrumentet për integrimin e përshpejtuar të vendit tonë në BE.

Tv Klan