Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, presidentja sllovake ka deklaruar se sipas shtetit që ajo përfaqëson, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Natasa Pirc Musar: Zgjedhjet europiane do të jenë një tregues i rëndësishëm i drejtimit që Europa dëshiron të ndjekë. Dinamikat e ardhshme të procesit të integrimit europian do të jenë më të parashikueshme, duke përfshirë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të cilën kemi interes të veçantë. BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian. Për këtë qëllim, anëtarësimi i shpejtë i këtij rajoni duhet të promovohet aktivisht edhe Sllovenia po e bën këtë. Sipas mendimit tonë, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave. Ne besojmë se Shqipëria mund të jetë një shembull se si përballet me sfidat e vështira të përmbushjes së kushteve. Shqipëria duhet të lejohet të tregojë se mund të jetë një pikë tjetër e ndritshme në procesin e integrimit evropian.

Këto marrëdhënie dypalëshe janë të vërteta, miqësore. Sllovenia mezi pret ditën kur do të përshëndesë Shqipërinë mes vendeve anëtare të BE. Vendet tona mund të sigurojnë që bashkëpunimi i tyre të rritet dhe më shumë dhe që ne të shfrytëzojmë potenciale, veçanërisht në atë ekonomike. Tregtia mes vendeve është duke u rritur, disi më shumë se 100 milionë Euro. Komunitetet të takohen më shpesh dhe të krijojnë lidhje më të ngushta.

Ne duhet të punojmë së bashku për një imazh të ndryshëm të rajonit. Sllovenia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë në solidaritet dhe me vlerat evropiane. Janë vende që bashkëpunojnë dhe i nxisin të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë. Të jeni miq me vendet fqinje dhe me të gjitha vendet në botë. Besoj se Gjuha Shqipe do të jetë një gjuhë zyrtare mes gjuhëve në BE. Kombet mund të punojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë dhe na takon ne politikanëve të ecim në këtë drejtim.

Më tej, Presidentja sllovake ka  theksuar rëndësinë e rolit që duhet të mbajnë shtetet ndaj luftërave në botë.

Natasa Pirc Musar: Nuk mund të mos vë re se më shumë se 35% e Parlamentit tuaj janë në gra. Kryetarja është një grua dhe kështu është edhe në Slloveni. Po i dërgojmë botës një mesazh të rëndësishëm. Jam shumë e nderuar që më keni ftuar të flas para këtij parlamenti. Bota është e mbushur me sfida. Dhuna dhe jo paqja po gjen rrugën gradualisht në komunitetin ndërkombëtar. U goditëm të gjithë kur dëgjuam për tentativën e vrasjes së Robert Fico. U sulmua dhe demokracia. Këto ngjarje duhet të kuptohen nga një perspektivë më e gjerë, pjesë e ndryshimeve alarmante dhe pasojave për gjithçka që përcakton botën e civilizuar. Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në kryqëzim mes të mirës dhe të keqes, e mira bashkëpunim, respekt reciprok, ndërsa e keqja, ndjekje e verbër duke injoruar të tjerët pavarësisht mjetit.

E keqja duhet të kundërshtohet. Ka vetëm një mënyrë për të përballuar këto sfida, punë në grup, rruga për zgjidhjen e problemeve globale. Vendet e vogla të dobëta para një kundërshtari të fortë, por zëri ynë është i fortë brenda. Nëse dikush e kupton këtë, ajo është Shqipëria në Këshillin e Sigurimit. Duhet të pyesim veten nëse duam të ju bindemi urdhrave të vendeve? A do i nënshtrohemi vendeve që e shkëmbejnë kartën e Kombeve të Bashkuara në podium, apo të kuptojmë se këto modele të kaluara nuk kontriuojnë në ruajtjen e paqes?

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pozicioni i vendit tim, Federata Ruse ka shkelur rendin ndërkombëtar pas luftës. Kushtet në Ukrainë të vështira. Rusia nuk ka ndërmend të ndalojë agresionin. Retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, që shqetëson diplomatët edhe më me përvojë. Duhet të ketë reagim të mirë ndaj agresionit në rritje. Këto konflikte duhet të përfundojnë dhe të pranohet që krimet kundër njerëzimit janë kryer. Të aplikohet dhe për vrasjet në Gaza dhe në Izrael. Ne duhet të insistojmë që vrasjet të përfundojnë këtu dhe tani. Ata që janë përgjegjës të ndëshkohen.


/tvklan.al