Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas shtatë orë mbledhje, kryesia socialiste ka miratuar rregulloren statutore për papajtushmërinë e mandateve partikake e shtetërore, krijimin e komisionit të garancive statutore, kryefinancierin dhe komisionin e revizorëve. Zgjedhja e drejtuesve të këtyre institucioneve, do të bëhet në kongres. Janë diskutuar gjithashtu rregulloret për votbesimin e drejtuesve socialistë dhe të mbledhjes së komitetit të përgjithshëm drejtues. Përsa i përketë problemeve që janë shfaqur nga artistët është vendosur që projektligji për teatrot me amendimet e domosdoshme, të kaloj sa më shpejt në parlament.

Kryesocialisti Nano ka deklaruar se duhet të kryet reforma, të mënjanohen spekullimet në art, të futen marrëdhëniet komerciale. Përsa i përket ndryshimeve administrative, të kërkuara nga artistët, Nano tha se janë kopetencë e ekzekutivit.

Kryesia socialiste ka vendosur mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues më 12 shkurt në qytetin e Korçës. Ndërkohë kryetari Nano ka ftuar në tryeze krerët e koalicionit qeveritarë në ditën e Shën Valentinit, për të harruar mëritë, për hirë të ditës së të dashuruarve. Nano i ka kërkuar Partisë Aleanca Demokratike, të përfaqësohet jo me Pirro Priftin por me kryetarin ose sekretarin e përgjithshëm të saj, çka është përcaktuar edhe në rregulloren e funksionimit të koalicionit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame