Pushtetarë lokalë, përfaqësues të partive të ndryshme politike janë vënë nën ethet e fushatës së ndezur elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Në konferencën për zhvillimin e qeverisë vendore e organizuar në Hotel Tirana, nga diskutantët u theksua se qytetarët nuk kanë besim tek bashkiakët pasi vërejtjen e tyre, burokracia i arkivon në sirtar. Për të arritur një qeverisje të mirë me pushtetin lokal shqiptar kanë financuar miliona dollarë shoqatat hollandeze në bashkitë e Peshkopisë, Rrëshenit, Krujës dhe Fierit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame