Kostot e shërbimeve telefonike në Shqipëri vazhdojnë të jenë në nivele shumë të larta, kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore adresuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas Shqipërisë edhe ish-republika Jugosllave e Maqedonisë edhe Bosnje-Hercegovina vijojnë të kenë të njëjtin problem, infrastrukturën e telefonisë dhe kostot e larta, të cilat sipas Bankës Botërore duhet të reduktohen.

Ndërkaq furnizimi me energji elektrike ishte një tjetër problem që kanë vërejtur specialistët e Bankës Botërore, sipas të cilëve zvogëlim I kufizimeve do të ndikonte mjaft pozitivisht në nxitjen e investimeve të huaja dhe në zhvillimin e kon9omik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sanxhaj Katurja, ekonomist i Bankës Botërore thekson se zbatimi I këtyre rekomandimeve do t’i ndihmonte vendet e rajonit të përmirësonin  ndjeshëm nivelin e eksporteve. Po ashtu rritja e mëtejshme ekonomike në kuadër edhe të thellimit të procesit të integrimit do të jetë faktor stabiliteti edhe në Ballkanin Perëndimor, shton Katurja.

Banka Botërore rekomandon gjithashtu rritjen e konkurueshmërisë në tregjet e rajonit, përmirësimin e cilësisë dhe uljen e kostove të shërbimeve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro