Raporti i Bankës Botërore që vlerëson arritjet e qeverisë shqiptare në përmirësimin e klimës së biznesit është përkrahur dhe nga vetë grupet e interesit. Drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë tha për televizionin Klan, se raporti “Si të bësh biznes 2009” është një vlerësim mjaft pozitiv për Shqipërinë, i cili do të nxisë dhe thithjen e mëtejshme të investimeve të huaja.

Floreta Luli-Faber: “Është shumë interesante dhe pozitive të dëgjojmë këtë vlerësim të Bankës Botërore, për një përmirësim të përgjithshëm të klimës së bërjes biznes në Shqipëri. Dhoma Amerikane është një organizatë që operon prej 8 vjetësh dhe sidomos në vitet e fundit puna jonë është fokusuar shumë në mbështetjen e interesave të biznesit për një përmirësim të klimës së bërjes biznes në Shqipëri. Pozitive është që është rishikuar pjesa më e madhe e legjislacionit që prek biznesin është bërë komplet i ri ligji për procedurat tatimore, është bërë i ri ligji për shoqëritë tregtare.”

Megjithatë për zonjën Faber, reformat e ndërmarra nga qeveria në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend duhet të vijojnë edhe më tej./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro