Banka Botërore nuk ka patur asnjë marrëveshje zyrtare me Qeverinë Shqiptare për prishjen e ndërtimeve në fshatin bregdetar të Jalit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për BBC, kryetari i panelit të inspektimit të kësaj banke Werne Kiene.

Ai ka sqaruar se gabimi i bankës ishte mos raportimi për mungesën e një kornize ligjore mbi procesin e prishjes së ndërtimeve. Kiene theksoi, se burimet e bankës u përdorën për këtë gjë dhe kjo bie ndesh me politikat e saj.

Përsa u përket akuzave për korrupsion apo hetimeve të trumbetuara në disa media, Kiene ka nënvizuar, se paneli nuk gjykon dhe nuk mund të gjykojë për korrupsionin në Shqipëri.

Është një situatë shumë e pazakontë është shprehur ai, duke sqaruar se qeveria nuk ka nënshkruar asgjë. Sipas tij banka dhe qeveria po mundohen të gjejnë një mënyrë për të përdorur fonde të BB për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve.

Përsa u përket spekulimeve mbi hetimin ose jo të koordinatorit të qeverisë për projekte të BB, Kiene ka përjashtuar çdo hetim./tvklan.al