Shqipëria ka bërë një përparim befasues në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit. Raporti më i fundit i publikuar nga Banka Botërore e rendit Shqipërinë të dytën mes gjithë ekonomive të tjera. Për sa i takon reforma të ndërmarra për lehtësimin e bërjes së biznesit. Shefja e Bankës Botërore në vendin tonë vlerësoi reformat e ndërmarra dhe progresin e arritur nga Shqipëria.

Camille Nuamah: “Raporti si të bësh biznes 2009 konfirmon progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit përmes krijimit të rregullave për një ekonomi funksionale. Vendi duhet të mbështetet në këto arritje, duke siguruar që rregulla të reja të jenë edhe rregulla të mira dhe të zbatohen në mënyrë transparente dhe efiçente për të nxitur investimet dhe hapjen e vendeve të punës.”

Progresi kryesor i arritur nga vendi ynë për periudhën qershor 2007- qershor 2008, sipas raportit të Bankës Botërore konsiston në thjeshtimin e procedurave për nisjen e një biznesi të ri, kjo falë hapjes së qendrës kombëtare të regjistrimit. Mbrojtja e investitorëve dhe aksionarëve përmes ligjit të ri të shoqërive tregtare si dhe ulja e normës së tatimit mbi fitimin, nga 20 në 10% bashkë me futjen të pagesës online të taksave.

Në renditjen e përgjithshme mes 181 vendeve Shqipëria në harkun kohor të një viti kapërcen nga vendi 135 në atë të 86 duke u krahasuar me vendet e rajonit.  Në fakt ish Republika Jogusllave e Maqedonisë qëndron më lart në klasifikimin e Bankës Botërore, ndërsa endet e tjera të rajonit si Serbia, Mali i Z apo Kroacia pozicionohen disa vende më poshtë./tvklan.al

Gazetar: Fjoral Zguro

Operator: Petrit Xhaferri