Pas ARMO-s privatizimi i radhës, po aq i rëndësishëm mbetet Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë. Pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës mësojmë se ka nisur shprehja e interesit për privatizimin e OSSH-së. Nëpërmjet publikimit në media të tilla si Financial Times.

2 qershori është afati i përfundimit të fazës së parë të privatizimit ku kompanitë që kanë shfaqur interes do të duhet të përmbushin disa kritere.

Eno Bozdo: “Kriteret ndahen në 2 kategori që janë teknik dhe kritere financiar. Kategoria pjesa e kritereve teknik ka të bëjë me eksperiencat e mëparshme të kompanisë në menaxhimin e sektorëve të tillë. Kemi të bëjmë dhe me kriteret financiare të cilat vendosin një prag të fitimeve të firmës që është afërsisht 1 miliard euro në 3 vitet e fundit.”

Parashikimet janë që brenda shtatorit të këtij viti të përfundojë procesi i privatizimit të OSSH-së. Kjo do t’i hapte rrugë rritjes së performancës së këtij sektori duke minimizuar humbjet, rritur arkëtimet çka do të ulte koston finale të energjisë elektrike./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro