Barack Obama prezantoi zyrtarisht kandidatin për zëvendës president Joe Biden në një tubim në Springfield të Ilinoisit. Debuti i dyshes demokrate nisi me deklaratat se ka ardhur koha për ndryshim.

Barack Obama: “Kam kërkuar për një lider që ishte gati të bëhej president. Joe Biden përbën atë përzierje të rrallë për dekada të tëra ai ka sjellë ndryshimin në Ushington, por Uashingtoni nuk e ka ndryshuar atë. Pra më lejoni t’ju prezantoj presidentin e ardhshëm, zëvendës presidentin e ardhshëm  të SHBA Joe Biden.”

Biden, senatori i shtetit të Delaware sipas analistëve do të sjellë jo vetëm ekspertizën e munguar të Obamës në politikën e jashtme, por edhe mbështetjen e fortë të klasës punëtore. Në prezantimin para publikut kandidati për zëvendës president kritikoi menjëherë republikanin John McCain duke thënë se ai nuk mund të ndryshojë Amerikën. Nëse për çdo çështje është dakord dhe ka mbështetjen e presidentit aktual George Bush.

Të martën senatori i Ilinoisit Barack Obama do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë së tij si kandidat për president, duke u futur në histori si i pari politikan me ngjyrë që garon për këtë post. /tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle