Numri i pushuesve në Shëngjin po vjen gjithnjë në rritje vitet e fundit. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune ishte e mbipopulluar këtë fundjavë.

Më besnikët e Shëngjinit vijojnë të jenë shqiptarët e Kosovës, ndërsa nuk mungojnë as turistët e huaj. Përmirësimi i shërbimeve dhe çmimet konkurruese janë disa prej arsyeve sipas operatorëve turistikë.

Edhe për muajt korrik dhe gusht kur është dhe piku i sezonit turistik, prenotimet janë të shumta.

Edhe këtë sezon, fokusi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është tek zbatimi i rregullave dhe pastërtia në të gjithë vijën bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune.

Klan News