Të gjitha shijet e Lezhës, pushtuan qendrën e Prishtinës. Sheshi “Zahir Pajaziti” i kryeqytetit të Kosovës ofroi ngjyrat e ofertës turistike të bregdetit shqiptar. Panairi i organizuar nga Bashkia e Lezhës është një mirënjohje për shqiptarët e Kosovës që mbeten besnikët e çdo vere.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu foli për rëndësinë e promovimit të vlerave dhe bukurive të Lezhës në zemër të  Prishtinës, duke theksuar edhe peshën që kanë qytetarët e Kosovës në turizmin e Shqipërisë dhe të Lezhës veçanërisht.

Kreu i Komunës së Prishtinës vlerësoi ecurinë pozitive të Lezhës në këtë sektor, por jo vetëm.

Ndërsa Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se shqiptarët e Kosovës janë baza solide e turizmit gjithëvjetor në vendin tone.

Sipas të dhënave përgjatë vitit të kaluar Lezha u vizitua nga 1.3 milionë turistë, ku një peshë të rëndësishme të këtij fluksi e zënë shqiptarët e Kosovës.

Tv Klan