Gjatë emisionit “Kampionët”, specialisti i futbollit Arjan Peço bëri një analizë të shkurtër për ndeshjen Zvicër-Kroaci.

Peço:  Zvicra më zhgënjeu sepse prisja fitore ndaj Skocisë, e cila bëri një ndeshje të dobët ndaj Gjermanisë. Por sot ishte krejt ndryshe Skocia. Zvicra hyri në fushë shumë apatike, ishte në fushë për barazim sepse i favorizon shumë. Trajneri Murat Jakin është pragmatik, kalkulon çdo gjë. Zvicra pati fat sepse u barazua shpejt. Shaqiri fantastik, shënoi një gol të tillë vetëm me një të kthyer të syrit, drejt e në portë. Shaqiri ka një klas të jashtëzakonshëm, pavarësisht se është në perëndim të karrierës, është lojtar që mund të ndryshojë në çdo sekondë ndeshjen. Zvicra është brenda kalkulimeve të veta dhe me Gjermaninë në ndeshjen e fundit do të menaxhojë lojën, në varësi të rezultateve.