Faza e grupeve e EURO 2024 ka përfunduar ne kemi njohur 16 skuadrat më të mira që do të tentojnë të vazhdojnë rrugëtimit në këtë kampionat europian që zhvillohet në Gjermani.

Por cilët ishin yjet e spikatur nga dy javët e para të europianit për të bërë formacionin më të mirë?

Portier: Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji)

Performanca e tij kundër Republikës Çeke, në të cilën ai bëri nëntë pritje, ishte shfaqja më e spikatur e portierëve të turneut deri më sot. Skuadra e tij mund të kthehet në shtëpi herët,(përballen me Spanjën) por kjo nuk është për fajin e yllit të Valencias.

Mbrojtës i djathtë: Mert Muldur (Turqi)

I dalluar në të dyja fitoret e skuadrës së tij, veçanërisht në aspektin sulmues, Müldür ka tërhequr vëmendjen me vrapimin e tij të palodhur në krahun e djathtë. Përveç kësaj, ai shënoi një super gol ndaj Gjeorgjisë. Goli i tij u shpall goli më i bukur i këtij raundi.

Qendërmbrojtës: Pepe (Portugali)

Në një turne ku ai vendosi rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në Euro me 41 vite e 113 ditë, veterani i Porto vazhdon të dëshmojë se për sa i përket tij, mosha është thjesht një numër. Në mënyrë të pabesueshme për moshën, ai mbetet një nga qendërmbrojtësit elitarë.

Qendërmbrojtës: Jaka Bijol (Slloveni)

Mbrojtësi i Udinese-s në Serie A ka qenë një ndër yjet e skuadrës sllovene së bashku me Jan Oblak dhe Benjamin Šeško në këtë turne. Ndërhyrjet e tij dhe aftësia në markimin një- më- një kanë bërë që 25-vjeçari të tërheqë vëmendjen e ekipeve të mëdha. Veç aftësive mbrojtëse Bijol dallohet dhe për ndërtimin e lojës nga pas, duke ulur presionin me pasimet e tij në momentet që skuadra është e tërhequr pas por dhe në ndihmën që u jep mesfushorëve në momentet kur skuadra sulmon.

Mbrojtës i majtë: Marc Cucurella (Spanjë)

Edhe pse ai u shfaq vetëm në dy nga ndeshjet e Spanjës, kjo ishte gjithçka që i duhej mbrojtësit të Chelsea-t për të impresionuar, me paraqitjet e shkëlqyera kundër Kroacisë dhe Italisë për të çimentuar pozicionin si zgjedhja e parë e Luis de la Fuente në krahun e majtë të mbrojtjes së La Roja.

Mesfushorë: Fabian Ruiz (Spanjë)

Ashtu si Cucurella, Ruizit i nevojiteshin vetëm dy ndeshjet hapëse të Spanjës për të bërë përshtypje. Ishte në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë, megjithatë, në të cilën mesfushori me të vërtetë mahniti me një nga paraqitjet më të mira të turneut deri më tani. Në atë ndeshje dha një asist dhe shënoi gol.

Mesfushorë: Bernardo Silva (Portugali)

Çelësi për të kthyer ndeshjen hapëse të Portugalisë me disponueshmërinë e tij të vazhdueshme për dhe krijimin e rasteve. Ai ishte i jashtëzakonshëm në “shpërbërjen” e Turqisë në ndeshjen e dytë. Deri më tani ka pasur disa lojtarë që janë dalluar tek djemtë e Roberto Martínez, por ai ka qenë njeriu kyç.

Mesfushorë: Marcel Sabitzer (Austri)

Ylli i Borussia Dortmundit formën e tij të shkëlqyer të klubit e përcjell dhe tek përfaqësuesja. Ishte një ndër lojtarët kyç në këto tre ndeshje që e renditën Austrinë në vendin e parë në grupin D, në një grup ku ishte Franca, Holanda, Polonia. Kundër holandezëve në ndeshjen e tyre të fundit, ai fitoi titullin “Lojtari i ndeshjes”

Sulmues i djathtë: Jamal Musiala

Ndoshta lojtari më i mirë i Gjermanisë në këto tre ndeshje. Lëvizjet e tij i kanë shkaktuar probleme të gjitha ekipeve me të cilat është përballur duke qenë dhe golashënuesi më i mirë i tyre me 2 gola.

Qendërsulmues: Georges Mikautadze

Pas një sezoni mbresëlënës në Francë, 23-vjeçari u paraqit me të njëjtin personalitet dhe me “Kryqtarët”. Golashënuesi më i mirë me tre gola ndihmoi përfaqësuesen e tij në kualifikim

Sulmues i majtë: Cody Gakpo (Holandë)

Gakpo vijon të shkëlqejë në turnetë e mëdha me përfaqësuesen e tij.