Çmimet e karburanteve në tregun vendas po prekin rekorde të reja. Nafta e cilësisë dhe njëherë  prej pak ditësh po tregtohet për 163 lekë/litri në pikat e pakicës në kryeqytet. Krahas rritjes që reflektohet nga bursa ndërkombëtare çmimi i arit të zi në vend është dhe rezultat i spekulimeve.  

Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli shpjegon arsyet:

Suzana Guxholli: “Rritja e karburantit ka shkuar pothuajse me të njëjtat ritme që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Këtu ka një element spekulimi, sepse tregu shqiptar nuk është pasqyrë direkte e tregut ndërkombëtar, çdo treg lokal ka specifikat e veta që e zmadhojnë, ose e zvogëlojnë fenomenin në këtë rast të rritjes së çmimeve. Përderisa ka shumë kërkesë atëherë ata që ofrojnë këtë lloj malli nuk ngurrojnë ta ofrojnë me çmime shumë të larat pavarësisht se mund të ishin pak më të ulëta.”

Pavarësisht rëndësisë jetike që ka përdorimi i karburanteve në ekonominë vendase, qeveria nuk mund të ndërhyjë në treg pasi çmimet i vendos kërkesë oferta. Shteti thjesht mund të kontrollojë cilësinë e karburanteve dhe vjeljen e detyrimeve tatimore nga biznesi. Një ndikim pozitiv në amortizimin çmimeve të karburantit të vend pritet ta japë edhe privatizimi i ARMO-s. Pasi rritja e prodhimit vendas në standarde optimale do të ngopte një pjesë të mirë të kërkesës./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro