Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Me takimin Dinamo-Bylis që do të luhet nesër nisin takimet e javës së 12-të të kampionatit 61 kombëtar të futbollit. Të dyja skuadrat ndodhen pranë njëra-tjetrës në renditje. Ky takim do të hetohet nga Sokol Jareci. Të shtunën do të luhen takimet e tjera.

Ka përfunduar faza e parë e kampionatit kombëtar të kategorisë II. Në nëgrupin A1 kryeson janë 5 skuadra që ndeshen për vendin e parë. Kryeson Burreli me 19 pikë. Ndërsa në nëngrupin A2 lufta sportive është më e fortë. Vetëm Butrinti dhe Devolli që mbyllin renditjen janë të shkëputura nga 8 skuadrat e tjera që për kreun e  renditjes. Në krye të renditjes Besa me 19 pikë.

Bibliotekës sportive i shtohet dhe një libër i ri. “Bolena në sportin shqiptar” me autor Servet Tartari, i cili ka dalë këto ditë në qarkullim. Në këtë libër flitet për rreth 40 sportistë në fshatin malor të Bolenes, mjeshtra sporti, trajnere dhe kuadro drejtues të sportit shqiptar, si Bejkush Birçe, Perlat Musta, ish-atletet e shquara Afërdita Leskaj, Kastriot Malaj, basketbollistja Ariana Birçe e gjyqtar Pajtim Aliko e Hajro Leskaj./tvklan.al